image Arrestohet kaçanikasi, dyshohet se dhunoi një grua

Kosovë

Policia/ Arrestohet kaçanikasi, dyshohet se dhunoi një grua

news image

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Kaçanik, i cili dyshohet se para shtatë muajve ka kryer veprën penale “dhunim”.

Sipas policisë, rasti i dhunimit dyshohet se ka ndodhur në muajin maj të këtij viti, ndërkaq i dyshuari është arrestuar të martën e 24 dhjetorit.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/