image Arrestohet i dyshuari për vrasjen në tentativë në Mitrovicë të Veriut, e goditi me çekan 34-vjeçarin

Siguri

Arrestohet i dyshuari për vrasjen në tentativë në Mitrovicë të Veriut, e goditi me çekan 34-vjeçarin

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për një përleshje mes dy personave që ka ndodhur të hënën në rrugën ‘Princi Millosh’ në Mitrovicë të Veriut. Si pasojë e lëndimeve të rënda që mori pas goditjes me çekan nga i dyshuari, një 34-vjeçar është transferuar me urgjencë në spitalin e Beogradit.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se pas një pune hetimore të Policisë së Kosovës, është arritur që të arrestohet 24-vjeçari i dyshuar.

Ai është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tij prokurori ka caktuar masën e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh. 24-vjeçari do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje e mbetur në tentativë’.

/GazetaSinjali/