image Arrestohet edhe një i dyshuar për dhunimin e një gruaje në Prishtinë/Detaje

Siguri

Arrestohet edhe një i dyshuar për dhunimin e një gruaje në Prishtinë/Detaje

news image

Më 30.04.2021, një person kishte kryer veprën penale “dhunim”, bashkë me 4 persona tjerë derisa dje, më 21 maj, ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës ky i fundit, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit në Polici kanë thënë se ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, në datën e lartpërmendur.

Dje, siç mëson Sinjali, Policia ka arritur ta identifikojë të dyshuarin dhe kësisoj edhe e ka arrestuar për veprën penale “dhunim”.

Sinjali pati raportuar ekskluzivisht rreth kësaj ngjarjeje.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë patën bërë me dije se i dyshuari kryesor me inicialet A.K. (emër i njohur për redaksinë) më 30 prill e kishte telefonuar viktimën duke i thënë që të dalin së bashku dhe ta presin të dashurin e saj, i cili e kishte denoncuar në polici të dyshuarin për një rast të kanosjes.

Pasi viktima është takuar me të dyshuarin A.K. afër një lokali (emër i njohur për redaksinë) në Prishtinë, i njëjti e kishte marrë viktimën, pa dëshirën e saj, në veturën e tipit BMW, dhe bashkë me dy të dyshuarit e tjerë. B.M. dhe G.B. e kanë dërguar në vendin e quajtur “Sharbanët”.

Viktima pasi u dërgua në Kodrën e Trimave dhe u mbajt aty për gjashtë ditë me radhë, u përballë edhe me kanosjet e të dyshuarit kryesor A.K., i cili nën kërcënimin e armës i kishte thënë se do t’i bënte keq familjes së saj.

/Gazeta Sinjali/