image Arrestohet Fjolla Morina, kapet me dy armë

Bota e Yjeve

Arrestohet Fjolla Morina, kapet me dy armë

news image

Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina është arrestuar këtë të shtunë në Morinë, pasi që në veturë i janë gjetur dy pistoleta dhe 23 fishekë, raportojnë mediat në Shqipëri.

Sipas policisë, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të detajuar mjeti tip “Audi”, me drejtuese shtetasen F.M, 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, e cila udhëtonte me shtetasit F.M., dhe F.S., banues në Kosovë e Belgjikë.

“Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së shtetases F.M, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishekë, ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistoletë, në dukje e dyshuar lodër çakmak”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”. /Gazeta Sinjali/