image Arrestohen 5 persona në Pejë, dyshohen për trafikim me njerëz

Siguri

Arrestohen 5 persona në Pejë, dyshohen për trafikim me njerëz

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore- Njësia në Pejë, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, ka arrestuar 5 persona, që dyshohen se kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz”, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e Policisë thuhet se “më 25.10.2021, hetuesit policorë kanë arrestuar pesë persona të dyshuar, tre meshkuj dhe dy femra, të gjithë kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz’’. Të arrestuarit në këtë rast janë: M.I., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), I.M, (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), E.Z., (viti i lindjes 1991, femër kosovare), M.Xh., (viti i lindjes 2003, femër kosovare) dhe A.B., (viti i lindjes 2004, femër kosovare).”

Policia ka bërë të ditur se ka konfiskuar dy revole, një sasi të vogël të substancës që dyshohet të jetë narkotike, disa gëzhoja, dy automjete dhe dy telefona.

Lidhur me këtë rast, viktima (femër) e trafikimit, e cila e ka raportuar rastin në Polici, është intervistuar në prezencën e punëtorit të Qendrës për Punë Sociale (QPS-së).

Me aktvendim të prokurorit katër të dyshuarit e parë janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë, kurse e dyshuara A.B., do të trajtohet në procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/