image Arrestohet 47-vjeçari nga Ferizaj, kërkohej me urdhër të Gjykatës

Siguri

Arrestohet 47-vjeçari nga Ferizaj, kërkohej me urdhër të Gjykatës

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar sot 47-vjeçarin me inicialet B.I. në Ferizaj, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi , shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se ai ishte i kërkuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe ishte dënuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muajve.

“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit”, njofton policia.

/Gazeta Sinjali/