image Arrestohen tre persona në Prizren, rrihen mes vete

Siguri

Arrestohen tre persona në Prizren, rrihen mes vete

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, pasi të njëjtit janë rrahur mes vete, ku njëri prej tyre kishte shtënë me armë në ajër.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht e më pas njëri prej tyre ka shtënë me armë në ajër”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimi, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Arma që është përdorur, armë gjuetie dhe dy gëzhoja janë konfiskuar ndërsa, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”. /Gazeta Sinjali/