image Arrestohen tre persona në Mitrovicë, dyshohet se u morën me prostitucion

Siguri

Arrestohen tre persona në Mitrovicë, dyshohet se u morën me prostitucion

news image

Policia e Kosovës pas një pune hetimore ka arritur që pas disa muajsh të arrestojë tre persona të dyshuar për prostitucion në komunën e Mitrovicës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se të dyshuarit të cilët këtë veprimtari e kryenin në një nga motelet e Mitrovicës, janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Sinjali mëson se të dyshuarit janë të moshave të reja, nga 25 deri në 36-vjeç.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti për veprat “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” dhe “Bashkëkryerja”.

/GazetaSinjali