image Arrestohen shtatë persona në Maqedoni, kapen me lëndë narkotike

Rajon

Arrestohen shtatë persona në Maqedoni, kapen me lëndë narkotike

news image

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni, në raportin ditor ka njoftuar për tre raste ku ka arrestuar 7 persona pasi janë kapur me drogë.

Rasti i parë ka ndodhur dje, në orën 19:00 në rrugën rajonale Kërçovë-Demir Hisar, ku janë arrestuar dy persona, vozitësi A.M.(40) dhe D.B.(27), të dy nga Manastiri, pasi gjatë vozitjes me veturën “Mercedes” janë kapur me pluhur droge.

Rasti i dytë ka ndodhur në orën 21:15, në Shkup, ku është arrestuar G.K. 29-vjçare nga Shkupi, pasi gjatë kontrollit është kapur me drogë.

Në Shkup dje ka ndodhur edhe një rast, në orën 15:30 ku janë arrestuar 4 persona të cilët kanë qenë duke vozitur me një veturë. Gjatë bastisjes së veturës, janë kapur me marihuanë dhe si pasojë janë arrestuar shoferi M.M.(26), F.A.(31) të dy nga Shkupi, A.S.(25) nga Pehçeva dhe A.S.(25) nga Negotina.

/GazetaSinjali/