image Arrestohen pesë persona në Prizren - Policia u gjeti marihunë në veturë

Kosovë

Siguri/ Arrestohen pesë persona në Prizren – Policia u gjeti marihunë në veturë

news image

Pesë persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në qytetin e Prizrenit, pasi që në veturën e tyre është gjetur marihuanë në peshë prej 2.39 gram.

Policia e Kosovës bën të ditur se të dyshuarit janë arrestuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i substancës narkotike”, rreth orës 12:20, shkruan Gazeta Sinjali.

Më tej, raportohet se të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, janë liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/