image Arrestohen katër persona, nuk respektuan masat kundër koronavirusit

Siguri

Arrestohen katër persona, nuk respektuan masat kundër koronavirusit

news image

Katër persona, në raste të ndara, janë arrestuar dje për mosrespektim të masve kundër koronavirusit. Arrestimet kanë ndodhur në rajonin e Mitrovicës dhe Gjakovës.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, një person është arrestuar në Komunën e Gjakovës, pasi kishte organizuar një aheng familjar me 27 persona të pranishëm. Ai pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar.

Po ashtu, një person në fshatin Skivjan të Gjakovës është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje prej 48-orësh, pasi ka hapur lokalin pas orës së lejuar.

Ndërkaq, një person në fshatin Shupkovc të Mitrovicës dhe një në qytetin e Mitrovicës, u arrestuan për shkak se kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në pishina. /Gazeta Sinjali/