image Arrestohen dy të miturit që ikën nga burgu i Lipjanit

Kosovë

Siguri/ Arrestohen dy të miturit që ikën nga burgu i Lipjanit

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 20:32 janë arrestuar dy të mitur të cilët ishin arratisur nga burgu i Lipjanit dy ditë më parë, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç njofton policia, dy të miturit me vendim të prokurorit janë rikthyer në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

A.R. (2003) dhe B.T. (2002) ishin larguar nga Qendra Korrektuese në Lipjan natën e 23 marsit.

Sipas njoftimit të Qendrës Edukuese Korrektuese, A.R. kishte të shqituar masën edukative për 1 vit e gjashtë muaj për vjedhjen penale “vjedhje e rëndë”. Kurse, B.T. kishte të shqiptuar masën edukative një vit për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”./Gazeta Sinjali/