image Arrestohen dy shqiptarë që vjedhnin Rang Rover në Itali

Botë

Botë/ Arrestohen dy shqiptarë që vjedhnin Rang Rover në Itali

news image

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane. Sipas mediave fqinje, të arrestuarit ishin pjesë e një bande kriminale që vidhte automjete dhe apartamente.

45-vjeçari dhe 41-vjeçari u arrestuan në orët e para të mëngjesit , me një urdhër arresti nga gjykatësi Busto Arsizio.

Grupi i shqiptarëve ishin të specializuar për vjedhje të Rang Rover-ave dhe makinave të mëdha, kryesisht të gjendura në aeroportin e Milano-s, Malpansa-s dhe Linate-s.

Mësohet se shqiptarët gëzonin dy garazhe nëntokësore, ku pasi i vidhnin makinat i vendosnin në garazh përkohësisht, me qëllim që t’i bënin të padukshme nga sateliti i instaluar në makinat e vjedhura.

Më pas makinat u shiteshin sipërmarrësve.

Të dyshuarit ishin pjesë e një bande prej katër personash, të gjithë me kombësi shqiptare./Gazeta Sinjali/