image Arrestohen dy persona në Vushtrri, vodhën vegla pune dhe veshmbathje

Kosovë

Siguri/ Arrestohen dy persona në Vushtrri, vodhën vegla pune dhe veshmbathje

news image

Dy persona me inicialet E.Sh., dhe A.V., janë arrestuar mbrëmë në Vushtrri, pasi dyshohen sa janë përfshirë në veprën penale “vjedhje e rëndë në tentativë”.

Sipas policisë, të dyshuarit janë arrestuar pasi janë siguruar provat, ku rreth orës 03:30 të datës 17 janar, në rrugën ‘Trepça’’ në Vushtrri, dy të dyshuarit në bashkëveprim, në një shtëpi private kanë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë në tentativë’, me ç’rast nga shtëpia kanë vjedhur vegla të ndryshme pune dhe veshmbathje të ndryshme.

Bëhet e ditur se të dyshuarit pas procedurave intervistuese, u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./Gazeta Sinjali/