image Aksion i policisë kapet i grupi që dyshohet për falsifikimin e parave

Siguri

Aksion i policisë kapet i grupi që dyshohet për falsifikimin e parave

news image

Dy persona janë arrestuar dje në Prizren, pasi që të njëjtit dyshohen për falsifikim të parave, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka kontrolluar tre shtëpi të tre personave që dyshohen se janë grup i organizuar që merren me veprimtarinë e monedhave të falsifikuara.

Dy prej të dyshuarve me vendim të prokurorit  janë dërguar në mbajtje, ndërkaq i dyshuari tjetër është liruar.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:00, në Prizren. /GazetaSinjali/