image Arrestohen dy persona në Klinë, kishin fshehur marihuanën në veturë

Arrestohen dy persona në Klinë, kishin fshehur marihuanën në veturë

news image

Policia e Kosovës, konkretisht Njësitet policore të stacionit policor në Klinë,. rreth orës 12:00 në në fshatin Caravikë kanë ndaluar automjetin ‘Golf IV”, ku  gjatë kontrollit dy personave që ishin në makinë u është gjetur sasi narkotikësh.

“Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Klinë për të zhvilluar procedurat ligjore ndaj tyre. Është konfiskuar sasia e gjetur e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë  prej 1.069 gram (me mbështjellës)”, njofton policia.

Lidhur me ketë është njoftuar  prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndaj të dyshuarve caktimin e masës,  ndalim policor prej 48 orë. /Gazeta Sinjali/