image Arrestohen dhe më pas lirohen dy të dyshuarit për vjedhje të rëndë në Skenderaj

Siguri

Arrestohen dhe më pas lirohen dy të dyshuarit për vjedhje të rëndë në Skenderaj

news image

Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë, të cilët dyshohen për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas Policisë, rasti është raportuar muaj më parë në Skenderaj mirëpo tani është arritur kapja e të dyshuarëve, raporton Gazeta Sinjali.

Të arrestuarit janë F.K, 22-vjeçar dhe A.K, 43-vjeçar, të dy shtetas të Kosovës.

Si rezultat i hetimeve të zhvilluara dhe dyshimeve të bazuara, hetuesit policorë kanë arrestuar dy të dyshuar F. K.,22., vjeçar, dhe A.K., 43 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohen se me datën 28 qershor 2021, në një shtëpi private në Skenderaj, kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kurse, pas procedurave të intervistimit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/