image Arrestohen babë e bir për shitje të narkotikëve në Durrës

Rajon

Rajoni/ Arrestohen babë e bir për shitje të narkotikëve në Durrës

news image

Policia e Durrësit ka arrestuar babë e bir, të dyshuar për shpërndarje droge.

Arrestimi i tyre u bë pas kotrollit në shtëpinë e tyre, ku u gjetën dhe sekuestruan dy automjete, të cilat dyshohen se janë përdorur për shpërndarje, dy peshore elektronike, 1 krehër automatiku me 17 fishekë, radio policie, dy palë targa, si dhe para të përfituara nga shitja e narkotikeve, raportojnë mediat në Shqipëri.

Burime zyrtare bënë me dije se në flagrancë u arrestuan shtetasit me inicialet I.Ç., 57 vjeç dhe B.Ç., 29 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”. /Gazeta Sinjali/