image Arrestohet Dardan Molliqaj dhe aktivistët e PSD-së

Siguri

Arrestohet Dardan Molliqaj dhe aktivistët e PSD-së

news image

Aktivistët e PSD-së janë arrestuar gjatë ditës së sotme nga Policia e Kosovës, pas aksionit që kanë bërë në oborrin e Ministrisë të Drejtësisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka siguruar pamjet e arrestimit të aktivistëve të PSD-së, ku në mesin e tyre është edhe ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Molliqaj.

PSD-ja po zhvillonte një aksion tek Ministria e Drejtësisë, ku në veturat e kësaj ministrie kishte shkruar fjalën “Zhvatës”.

Mbi 2 milionë euro në vit një kompanie private. Pa konkurencë. Monopol. Çmim 5 fish më të shtrenjtë, 90% e të cilit është fitim për kompaninë. Kompani me 3 punëtorë. Arsyetimi? Skandaloz. E paska nisur qeveria e kaluar. Pra këta qenkan vetëm vazhdimësi, jo ndryshim. Këtë na e tha Hysen Durmishi dje. Këtë po e thotë Albin Kurti përditë”, kanë shkruar PSD–ja në njoftimin e bërë në Facebook./Gazeta Sinjali/