image Arrestohen 2 shqiptarë në Zvicër, kishin fshehur në makinë 11 kg heroinë

Diasporë

Arrestohen 2 shqiptarë në Zvicër, kishin fshehur në makinë 11 kg heroinë

news image

Dy shqiptarë janë ndaluar teksa po hynin në Zvicër me një makinë me targa shqiptare.

Mediat e huaja bëjnë me dije se janë arrestuar një 25-vjeçar dhe një 34-vjeçar me banim në Shqipëri.

Të dy ndodheshin në një makinë me targa shqiptare duke hyrë në Zvicër dhe u ndaluan në vendkalimin e autostradës Brogeda.

Nga kontrolli i thelluar i mjetit nga Grupi i Specialistëve të Vizitave u gjetën më pas rreth 11 kilogramë heroinë, raporton abcnews.

Droga ishte fshehur brenda një ene në panelin e kontrollit. Pas marrjes në pyetje nga punonjësit e policisë kantonale, 25-vjeçari dhe 34-vjeçari u arrestuan.

Ata akuzohen për shkelje të rëndë të Ligjit Federal për Drogat Narkotike. Hetimet koordinohen nga prokurorja publike Valentina Tuoni.

/GazetaSinjali/