image Arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Hoti: S'kemi leju që të cenohet lufta e pavarur e këtij popullit

Politikë

Arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Hoti: S’kemi leju që të cenohet lufta e pavarur e këtij popullit

news image

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se e ka mbajt situatën nën kontroll kur u arrestuan ish-krerët e UÇK-së, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai tha se nuk kanë lejuar që të cenohet lufta e pavarur e këtij populli për liri e pavarësi.

Me një gjuhë të kujdesshme e kemi menaxhu arrestimin e ish-krereve të UÇK. E kemi mbajt situatën nën kontroll, s’kemi leju që të cenohet edhe lufta e pavarur e këtij popullit për liri e pavarësi”, tha ai.

Hoti ishte edhe kritik ndaj qeverive të kaluara, sidomos ndaj Qeverisë Kurti ku tha se Kurti ka gjet arsye për të ikë nga pozita.

“Ne kemi 7 muaj të qeverisjes, unë e kam gjet vendin të izoluar tërësisht. Me sansksione nga SHBA, me kërcënime për tërheqje të trupave të SHBA-së nga Kosova. Dy kryeministra para meje kanë gjetur arsye për të ik nga pozita. Une e kam marr pozitën në kohë pandemie. E kemi menaxhu shumë mirë. Proceset i kemi shty në interes të Kosovës. Edhe me Tiranën marrëdhëniet e qeverisë paraprake kanë qenë të dëmtuara.

Për disa muaj kemi zhbllokuar fondet e MCC-së. Kemi përfundu vitin jo me kërcënime për tërheqje të ushtrisë, por me kërkesë që ushtria e Kosovës të behet pjesë e ushtrise amerikane në misione paqëruajtese. Kemi vendos masa për tu mbrojtur nga covid, nuk i kemi mbyll qytetarët në shtëpi. E kemi menaxhu jashtëzakonisht mirë pandeminë.

Kemi zhvillu pako të rimëkëmbjes ekonomike, më të madhe në regjion, e kemi përgjysmu rënien ekonomike. E kemi parandalu fillimin e krizës ekonomike. Me një gjuhë të kujdesshme e kemi menaxhu arrestimin e ish-krerëve të UÇK. E kemi mbajt situatën nën kontroll, s’kemi leju që të cenohet edhe lufta e pavarur e këtij popullit për liri e pavarësi. Krejt këto procese i kemi menaxhu në të njëjtën kohë. Kemi pas plot sfida, jam krenar për mënyrën si e kemi menaxhu situatën me këto gjëra të rëndësishme”, tha Hoti në rtv21.

/Gazeta Sinjali/