image Arrestimi i gazetarit Ahmeti, avokati Berisha thotë se s’ka të bëjë me sulm e dhunë por vetëm mosmarrëveshje verbale

Siguri

Arrestimi i gazetarit Ahmeti, avokati Berisha thotë se s’ka të bëjë me sulm e dhunë por vetëm mosmarrëveshje verbale

news image

Avokati i gazetarit Arben Ahmeti, i cili u arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje, Besnik Berisha, ka deklaruar se rasti nuk ka të bëjë dhunë, por vetëm me mosmarrëveshje verbale të çastit.

Në një prononcim për Sinjalin, avokati Berisha tha se nuk do të dëshmohet ndonjëherë që Ahmeti ka kryer krim, pasi sipas tij s’ka të bëjë me ndonjë veprim të kundërligjshëm.

“Absolutisht nuk ka të bëjë më sulm, absolutisht nuk ka të bëjë me dhunë, nuk ka të bëjë me ndonjë veprim të kundërligjshëm, një mosmarrëveshje e çastit verbale. Prokuroria e motivuar prej praktikave të përditshme për të parandaluar situata që i dënojmë gjithë, e ka ndalu po jo që Arbeni ka kry krim ose që do të dëshmohet ndonjëherë që ka kry krim”, tha Berisha.

Berisha po ashtu njoftoi se nuk ka asnjë kërkesë për masë të sigurisë ndaj Ahmetit dhe se i njëjti duhet të lirohet.

“Ajo që ka ndodhë është relacion normal, ne aspektin që veprimet e tij janë krejtësisht normale të një bashkëshorti të përgjegjshëm, edhe të një prindi të përgjegjshëm, që ka dashtë me evitu. Gjithsesi, përveç që e dënon dhunën, respektin edhe punën institucioneve të drejtësie. Do duhej të ishte i liruar, sepse nuk ka asnjë kërkesë për masë të sigurisë, përveç që nuk ka qenë i nevojshëm për bindjen time ka qenë edhe i kundërligjshëm”, tha tutje Berisha.

/GazetaSinjali/