image Arratiset një i mitur nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan

Siguri

Arratiset një i mitur nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan

news image

Një i mitur ka ikur sot nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan.

Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një komunikate.

F.K, i mitur me masë edukative është larguar rreth orës 17:35 nga Qendra e tipit të hapur, ndërsa ishte duke vuajtuar masën edukative prej dy vitesh për veprën penale vjedhje e rëndë.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 17:35, i mituri me masë edukative, F. K është larguar nga Qendra Edukuese Korrektuese Lipjan (tipi hapur). F.K , ka qenë duke vuajtur masën edukative prej dy vite  për veprën penale vjedhje e rëndë.  Për rastin është njoftuar edhe policia”, thuhet në komunikatë./Gazeta Sinjali/