image Armina Mevlani zbulon arsyen pse e ka shtyrë kaq shumë vite dasmën

Bota e Yjeve

Armina Mevlani zbulon arsyen pse e ka shtyrë kaq shumë vite dasmën

news image

Pak ditë më parë, moderatroja Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë e tyre 9-vjeçare në martesë pak ditë më parë, por pse pritën kaq gjatë për të qenë zyrtarisht burrë dhe grua.

Kjo pyetje i është bërë blogeres në një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram, ku ajo ka treguar se në fakt ‘ka qenë faji i saj’.

“E kam fajin unë. Shkëlzeni më ka propozuar në 2016, por unë doja çdo gjë me plan. Për shembull në 2018 fejesën dhe në 2020 dasmën. Më dukej 2020 viti ideal për tu martuar. Por, thonë mos bëni plane se Zoti qesh me ju dhe ashtu ndodhi”, ka shkruar Armina krah një fotoje me bashkëshortin e saj.

Një ndër pyetjet që iu bënë blogeres ishte nëse fëmijët e Shkëlzen Berishës ndodheshin në dasmë. “Sigurisht që po! Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, i kam njohur në moshë shumë të vogël. Tani ata janë rritur dhe gëzuan me ne”, u përgjigj modelja.

/GazetaSinjali/