image Arinjtë shijojnë lojërat në park, dalin pamjet

Qesharake

Arinjtë shijojnë lojërat në park, dalin pamjet

news image

Në Karolinën e Veriut janë filmuar dy arinj teksa po shijonin lojën në një park lojërash.

Pamjet janë shpërndarë gjithandej në rrjete sociale. Arinjtë i incizoi një mësuese, e cila i pa ata derisa po dilte nga shkolla.

 “Më pëlqen sesi nëna zbret në rrëshqitësen e madhe dhe shpejt vrapon drejt rrëshqitëses më të vogël, vetëm për të mbajtur përqafimin e të voglit ndërsa arrijnë në fund”, ka thënë ajo.

Zyrtarët e shkollës kanë deklaruar se disa studentë ende gjendeshin në kampus andaj u mbajtën të sigurt brenda ndërtesës derisa arinjtë luanin ende.

/GazetaSinjali/