image Arben Fetahu me mesazh para fillimit të Kupës së Kosovës

Basketboll

Arben Fetahu me mesazh para fillimit të Kupës së Kosovës

news image

Arben Fetahu, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, ka dhuruar një mesazh përmes faqes zyrtare të federatës para fillimit të Kupës së Kosovës duke pontencuar se sporti është mesazh i paqes dhe jo dhunës.

Kryetari i FBK e cilësoi si spektakël të basketbollit turneun që do të mbahet në Rahovec dhe se ka besimin e plotë që klubi i Rahovecit do të bëjë çmos për organizimin e këtij eventi.

Postimi i plotë i kryetarit Arben Fetahu:

Të nderuar basketbolldashës,

Nesër fillon spektakli i basketbollit në Rahovec. Skuadrat më të mira të Prince Caffe Superligës, Superligës së Femrave dhe Ligës së Parë të Meshkujve do të garojnë për trofetë e çmuar, e ku jam i bindur se do të ketë basketboll cilësor në parket dhe atmosferë sportive në tribuna.

Ky është një nga ngjarjet më të rëndësishme për basketbollin e Kosovës, andaj të gjithë pjesëmarrësve ju dëshiroj suksese.

Jam i bindur që klubi i Rahovecit do të bëjë çmos që ky organizim të mbahet gjatë në memoriet tona, ashtu siç kanë bërë edhe në kaluarën. Stafi i FBK-së edhe kësaj radhe do të asistojë për një organizim të jashtëzakonshëm të basketbollit.

4 ditë me super spektakël të basketbollit, të jetë një mesazh për të gjithë, që ky sport po rikthehet ku e ka vendin, të jetë mesazh se është sport i paqes dhe jo i dhunës dhe inspirues për gjeneratat e reja që ëndërrojnë të luajnë një ditë para publikut të zjarrtë.

Festa e Pavarësisë së Kosovës do të bëjë edhe më madhështore këtë ngjarje. Le të jetë një festë e basketbollit për të gjithë!

Basketbollistët, trajnerët, gjyqtarët dhe punëtorët sportivë i presin ditë shumë të ngarkuara, por sigurisht se do t’ia dalin me sukses, ashtu siç ia kanë dalur gjithmonë, ndërsa tifozeritë të jenë shembull se si përkrahet skuadra e tyre e zemrës.

Kjo ngjarje dhe shumë të tjera do të ishin të pamundura të zhvilloheshin pa përkrahjen e sponsorëve tanë që gjithmonë janë me ne, në ditë të vështira dhe të lumtura. I falënderoj pafundësisht për ndihmën e dhënë në sportin e zemrës.

Le të jetë një spektakël dhe festë e basketbollit!

I juaji,

Arben Fetahu

Kryetar i FBK-së

2023 02 14 11.58.27.92 2020 12 30 12.19.25.837 134275550 213041086971863 4688304102472250187 n

Kupa e Kosovës do të filloj nesër me datë 15 shkurt dhe do të mbaroj të dielën me datë 19 shkurt.

/GazetaSinjaliSporti/