image Arabia Saudite i jep fund izolimit me këtë datë, xhamitë hapen pas disa ditësh

Botë

Arabia Saudite i jep fund izolimit me këtë datë, xhamitë hapen pas disa ditësh

news image

Autoritetet e Arabisë Saudite kanë njoftuar se do t’i japin fund izolimit nga 21 qershori. Sidoqoftë, nga ky vendim do të jetë i përjashtuar qyteti i shenjtë, Meka.

Për më tepër, Ministria e Brendshme e këtij vendi njoftoi besimtarët do të mund të falen në xhami nga 31 maji, shkruan “The Guardian”.

Shteti me më së shumti raste të koronavirusit në Gjirin Persik ka vendosur orë të plotë policore gjatë festës së Fitër Bajramit, që e shënon fundin e muajit të agjërimit.

Deri më tani, në Arabinë Saudite zyrtarisht janë regjistruar 399 të vdekur dhe rreth 75,000 të infektuar me koronavirus.

Përmes medieve shtetërore, Ministria e Brendshme tha se do ta fillojë lehtësimin e masave kufizuese gjatë kësaj jave. Qytetarët do të mund të dalin nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 3 të pasdites.

Nga 20 qershori, masa do të lehtësohet edhe më shumë, sepse të gjithë do të kenë të drejtë të dalin deri në orën 20.