image Apple fiton betejën 13 miliardë euroshe me Bashkimin Evropian

Teknologji

Apple fiton betejën 13 miliardë euroshe me Bashkimin Evropian

news image

Gjykata e Bashkimit Evropian u shpreh në favor të kompanisë Apple në konfliktin me Bashkimin Evropian për shmangien e rreth 13 miliardë euro taksa në Irlandë.

Gjykata e dytë më lartë evropiane deklaroi se kompania amerikane nuk duhet të paguajë 13 miliardë euro që janë kërkuara nga Komisioni Evropian, i cili pretendon se Apple kishte një ujdi të paligjshme fiskale me autoritetet irlandeze.

Gjykata e Luksemburgut tha se e kishte anuluar vendimin, pasi Komisioni nuk kishte provuar dot shkeljet e rregullave të konkurrencës. Kjo konsiderohet një goditje ndaj Bashkimit Evropian, që po udhëheq një fushatë të egër kundër evazionit fiskal.

Reagimi i Apple Inc.:

Bashkimi Evropian nisi procedurat ligjore pasi deklaroi se qeveria irlandeze kishte lejuar gjigandin e teknologjisë të shmangte 13 miliardë euro taksa duke i dhënë përparësi të padrejtë kundrejt konkurrentëve të tjerë në Irlandë. Por, autoritetet irlandeze replikuan se Apple nuk duhej t’i paguante taksat dhe se humbjet justifikoheshin nga shndërrimi i vendit në një treg joshës për kompanitë e mëdha. Irlanda, vend me taksat më të ulëta për korporatat në BE, është baza evropiane e Apple në Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë./Gazeta Sinjali/