image Aplikacioni që fiksoi miliona njerëz jep njoftimin e rëndësishëm

Aplikacione

Aplikacioni që fiksoi miliona njerëz jep njoftimin e rëndësishëm

news image

Clubhouse, aplikacioni që ka fiksuar miliona njerëz njoftoi se të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android mund të regjistrohen, pa qenë nevoja për ftesë apo listë pritjeje.

“Sistemi i ftesave ka qenë një pjesë e rëndësishme e historisë sonë”, deklaruan themeluesit e e platformës, Paul Davison dhe Rohan Seth.

Më herët, Clubhouse ishte një aplikacion invite-only, që do të thotë se duhej që një anëtar ekzistues i aplikacionit t’i bënte pjesë, ndërsa tani, të gjithë mund të kenë një llogari.

Clubhouse është një aplikacion i ri që ka fiksuar miliona njerëz nga Amerika në Kinë. Ai u lansua në mars të vitit 2020 në ShBA dhe është një rrjet social i bazuar vetëm te bisedat audio dhe ku përdoruesit e saj mund të dëgjojnë live debate, intervista dhe diskutime të tjera mes njerëzve për tema të ndryshme.

Pasi regjistroheni në aplikacion ju mund të përzgjidhni temat që ju interesojnë, nga Kaney West te astronomia dhe teknologjia. Bisedat janë si “klasa mësimi” ku disa flasin dhe shumica dëgjojnë.

Në maj, Clubhouse kishte vetëm 1,500 përdorues, por u bë tejet i famshëm pasi Elon Musk zhvilloi aty një bisedë me drejtorin ekzekutiv të Robinhood, Vlad Tenev. Pas kësaj, rrjeti social u ngrit në krye të listave të aplikacioneve më të shkarkuar./Gazeta Sinjali/