image Anulohet turneu ndërkombëtar i boksit “Lah Nimani”

Sporte Luftarake

Anulohet turneu ndërkombëtar i boksit “Lah Nimani”

news image

Turneu ndërkombëtar i boksit “Lah Nimani” është anuluar për një kohë të pacaktuar pasi që sipas Federatës së Boksit të Kosovës, ata nuk kanë marrë leje nga Ministria për Rini, Kulturë dhe Sport.

Federata e Boksit të Kosovës, përkundër përgatitjeve me kohë të organizimit të turneut ndërkombëtar “Lah Nimani”, i cili është paraparë të mbahej me 19-20 shtator në Prishtinë, anulon turneun për kohë të pacaktuar.

FBoxK ka bërë kërkesë më 31 gusht 2020 në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, për të marrë lejen e organizimit të turneut, gjithnjë duke zbatuar me përpikëri protokollet përkatëse të dala nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar Shëndetësor (IKSHPK), në lidhje me pandeminë Covid-19.

/Sinjali Sportiv/