image Anulohet mbajtja e provimit të Jurispudencës, shtyhet për një datë tjetër

Drejtësi

Anulohet mbajtja e provimit të Jurispudencës, shtyhet për një datë tjetër

news image

Komisioni i Dhënies së provimit të Jurispudencës ka njoftuar se është anuluar mbajtja e provimit të Jurispudencës.

Sekretari i këtij komisioni, Isuf Jahmurataj ka njoftuar se provimi me shkrim i Jurispudencës i paraparë të mbahej më datat 26 dhe 27 nëntor, do të shtyhet për një datë tjetër.

Ai ndër të tjerash ka thënë se për vendin dhe datën tjetër kandidatët do të njoftohen paraprakisht përmes email-it dhe njoftimit që do të publikohet në faqen në Facebook në Ministrinë e Drejtësisë.

/GazetaSinjali/