image Anton Quni e konfirmon prishjen e koalicionit LVV-LDK në Prizren

Politikë

Anton Quni e konfirmon prishjen e koalicionit LVV-LDK në Prizren

news image

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali  se koalicioni për bashkëqeverisje lokale në Prizren është prishur.

Quni ka thënë se Vetëvendosja njëanshëm e ka ndërprerë koalicionin.

“Po, njëanshëm nga VV është ndërprerë koalicioni LDK-VV”, ka thënë Anton Quni për Gazetën Sinjali.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, të premten ka shkarkuar 4 zyrtarët e lartë komunalë që kanë përfaqësuar LDK-në në ekzekutivin lokal. /Gazeta Sinjali/