image Anne Hathaway e frikshme në filmin e ri

Bota e Yjeve

Anne Hathaway e frikshme në filmin e ri

news image

Aktorja Anne Hathaway, zbuloi atmosferën prapa skenave të xhirimit të filmit, “Shtrigat” dhe tregoi një transformim të jashtëzakonshëm, Shkruan Gazeta Sinjali.

Për shkak të rolit të ri, 37-vjeçarja është bërë tullace, goja i është prerë si Jokerit dhe dhëmbët e saj janë të frikshëm.

Sidoqoftë, ky nuk është horror, por një komedi që është një xhirim i filmit me të njëjtin emër nga viti 1990, në të cilin roli i Grand High Witch, pra shtrigës kryesore që tani luhet nga Hathaway, u mishërua në mënyrë të shkëlqyeshme nga Anjelica Huston.

Filmi fillimisht është bazuar në një libër të Roald Dahl dhe ndërsa ishte duke pritur që “Shtrigat” e reja të mbërrinin para publikut, Hathaway publikoi një video të shkurtër, ngacmim nga filmi, por edhe disa skena në në Instagram, i cili ndiqet nga 18.5 milionë njerëz.

Në video, Hathaway shfaqet së bashku me kolegët e saj, Octavia Spencer, Jahzir Kadeem dhe Stanley Tucci duke kaluar një kohë të mrekullueshme në set.

Premiera e “Magjistares” është planifikuar në HBO, më 22 tetor, para Halloween, megjithëse ishte planifikuar fillimisht për në fillim të këtij muaji, por për shkak të pandemisë, shumë premiera televizive u zgjatën. /Gazeta Sinjali/