image Ankohet Vuçiq: Prishtina nuk po bën asgjë për marrëveshjen finale me Beogradin

Politikë

Politikë/ Ankohet Vuçiq: Prishtina nuk po bën asgjë për marrëveshjen finale me Beogradin

news image

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Prishtina nuk po bën asgjë për të gjetur një zgjidhje kompromisi me Serbinë. Ai ka theksuar se ideja e korrigjimit të kufirit, ose shkëmbimi i territoreve më nuk është aktuale.

Këto komente, Vuçiq i ka dhënë për gazetën franceze “Le Figaro”, madje ai se ka lënë pa e përmendur edhe taksën 100% ndaj produkteve serbe.

“Prishtina ka vendosur të aplikojë taksë prej 100 për qind për produktet nga Serbia për të na detyruar të njohim pavarësinë e pakushtëzuar të Kosovës. Kjo nuk është sjellje e civilizuar. Nëse ata që janë përgjegjës në Kosovë mendojnë se shantazhet e tyre të vazhdueshme mund të japin rezultate, por janë të gabuar. Ne nënshkruam prillin e  vitit 2013 në Bruksel një marrëveshje për të garantuar formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Ata nuk e zbatuan, dhe në vend të kësaj ata sajojnë  të pavërteta për ta dëmtuar imazhin tonë”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiç ndër të tjera tha se e vlerëson që presidenti francez Emmanuel Macron po bën përpjekjet personale për diçka që askush nuk mund të garantojë sukses. /Gazeta Sinjali/