image Anijet luftarake të NATO-s drejt ndërhyrjes në Detin e Zi për të parandaluar krizën ushqimore? - Sinjali

Anijet luftarake të NATO-s drejt ndërhyrjes në Detin e Zi për të parandaluar krizën ushqimore?

news image

Ndoshta nuk ka asnjë mënyrë që Ukraina të eksportojë mbi 50 milion ton grurë që janë grumbulluar në portin e Odessa. Prandaj, shumë vende perëndimore kanë marrë masa sepse varen nga gruri i Ukrainës.

Britanikët dërguan raketa moderne kundër anijeve që mund të përdoren kundër luftanijeve ruse. Danimarka gjithashtu njoftoi së fundmi dërgimin e një sistemi Harpoon me bazë tokësore.

Andaj, siç raporton gazeta zvicerane Blick këto dërgesa armësh nuk ka gjasa të jenë të mjaftueshme për të rikthyer lirinë e transportit ukrainas.

Kjo është arsyeja pse NATO sipas tyre mund të ndërhyjë së shpejti. Sepse një numër vendesh anëtare të NATO-s kanë interes që anijet tregtare nga Ukraina të lundrojnë sërish.

Kjo do të thotë se aleanca e mbrojtjes nuk do të merrte pjesë drejtpërdrejt në luftë. Ish-komandanti i përgjithshëm i NATO-s, James Stavridis, shpjegoi në një koment në portalin informativ “Bloomberg” se: “Deti i Zi përbëhet kryesisht nga ujërat ndërkombëtare. Prandaj, luftanijet e NATO-s kanë të drejtë të shkojnë pothuajse kudo që duan, përfshirë ujërat territoriale të Ukrainës”.

Për shkak të bllokimit të Detit të Zi nga Rusia, anijet tregtare ukrainase nuk mund të eksportojnë 50 milionë tonë drithë, çka mund të ndikojë të thellohet kriza ushqimore.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin