image Angli: Personat nga mosha 56 deri në 59 vjeç në radhë për t’u vaksinuar

Evropë

Angli: Personat nga mosha 56 deri në 59 vjeç në radhë për t’u vaksinuar

news image

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar iu bëri thirrje njerëzve në Angli nga mosha 56 deri në 59 vjeç, që të rezervojnë vendet nga java e ardhshme për t’u vaksinuar kundër COVID-19.

Ftesat e fundit janë dërguar pasi më shumë se tetë në 10 persona të moshës 65 deri në 69 vjeç morën ofertën për t’u vaksinuar”, tha NHS në një deklaratë, transmeton Gazeta Sinjali.

Stafi i NHS-s ka vaksinuar më shumë se 18 milionë njerëz në të gjithë Anglinë, që do të thotë se më shumë se një e treta e popullsisë së rritur tashmë është vaksinuar”, thuhej më tej.

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar deri më tani 4.2 milionë raste si pasojë e koronavirusit, bazuar në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins.

Numri i përgjithshëm i viktimave vlerësohet të jetë rritur në 124 mijë. /Gazeta Sinjali/