image Analistja gjermane: Kurti bëri gabim strategjik kur provokoi SHBA-në

Kosovë

Politikë/ Analistja gjermane: Kurti bëri gabim strategjik kur provokoi SHBA-në

news image

Ekspertja për Ballkanin, Johanna Deimel duke folur për krizën e re politike në Kosovë, tha se shikon gabime strategjike të kryeministrit të detyrë, Albin Kurti, por sipas saj edhe qëndrimi refuzues i presidentit Hashim Thaçi nuk ndihmoi në tejkalimin e hendeqeve.

Deimel tha se koalicioni qeverisës VV-LDK nuk ka funksionuar si duhet dhe ky ka qenë gabimi më i madh politik i Kurtit.

“Koalicioni që nga fillimi ishte një “martesë nga arsyeja”, por kjo do të thotë, se të gjithë duhet të respektojnë ujditë dhe se për vendimet zhvillohen konsultime mes partive qeverisëse. Kjo duket qartë që nuk ka funksionuar dhe shkaktoi si pasojë zemërim. Siç dëgjoj nga Prishtina, ky ka qenë gabimi më i madh politik i Albin Kurtit. Përveç kësaj vjen edhe një gabim strategjik, sepse Albin Kurti me “Jo”-në e tij për heqjen e menjëhershme të doganave provokoi SHBA. E nuk ndihmoi më, që ai ishte i gatshëm për heqjen e pjesshme të tyre. Presioni i Uashingtonit ishte shumë i madh”, ka thënë ajo për DË.

Johanna Deimel është analiste e pavarur gjermane. Për një kohë të gjatë ajo ka qenë zëvendësdrejtoreshë e Shoqatës së Europës Juglindore në Mynih. Nga shkurti i këtij viti ajo është anëtare e bordit të shoqatës./GazetaSinjali/