image Ambasadorja Vlora Çitaku ka një njoftim të rëndësishëm për kosovarët që jetojnë në SHBA

Kosovë

Apel/ Ambasadorja Vlora Çitaku ka një njoftim të rëndësishëm për kosovarët që jetojnë në SHBA

news image

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka bërë një apel për kosovarët të cilët jetojnë në Amerikë.

Me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar në Facebook, Çitaku u ka bërë thirrje kosovarëve të cilët kanë emergjencë, t’i paraqesin kërkesat e tyre për kthim në e-mail të ambasadës.

“I lusim të gjithë qytetarët e Kosovës që janë në SHBA dhe të cilët të kanë emergjencë të vazhdojnë t’i paraqesin kërkesat e tyre për kthim në email të Ambasades (ata të cilët nuk e kanë bërë deri tani), duke bashkangjitur kopjen e pasaportës dhe të vizës”, ka shkruar ajo.

Tutje, Çitaku ka shtuar se institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po bëjnë përpjekje dhe koordinim të vazhdueshëm për të mundësuar kthimin e sigurt në atdhe./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/vlora.citaku.1/posts/10156764067922414