image Ambasadori i Ukrainës në Tiranë thërret protestë para ambasadës ruse

Shqipëri

Ambasadori i Ukrainës në Tiranë thërret protestë para ambasadës ruse

news image

Ambasadori i Ukrainës në Tiranë Volodymyr Shkurov është prononcuar para mediave duke u bërë thirrje të gjithëve të marrin pjesë në protestë para ambasadës ruse ditën e nesërme nga ora 17:00.

Ai ka dënuar ashpër sulmin rus ndaj Ukrainës si dhe ka folur për përkrahjen që po merr vendi i tij nga e gjithë bota.

Ndër të tjera ai ka thënë se tanimë edhe disa vende që ishin kundër që të hiqnin Rusinë nga sistemi Swift, tanimë kanë ndryshuar qëndrimin në të mirë të Ukrainës.

Njerëzit në Ukrainë po pajisen masivisht me armë. Ju jeni vetë dëshmitar se si popujt e vendeve të ndryshme po e mbështesin Ukrainën. Nëse deri dje, shtetet si Italia, Franca dhe Qipro ishin kundër shkëputjes së Swift, tashmë presidenti ka marrë një konfirmim për ndryshimin e qëndrimit.”

Ai gjithashtu ka bërë të ditura shifra nga shkatërrimet e shumta në tokën ukrainase, numrin e viktimave si dhe në fund ka falenderuar shumë popullin shqiptar për mbështetjen e pa kompromis.

Deri më sot, 198 persona kanë humbur jetën, mes tyre 3 fëmijë. Pala ruse ka humbur 14 avionë, 8 helikopterë, 200 ushtarë janë të plagosur, 3500 ushtarë janë të vrarë. U bëj thirrje diplomatëve rus të shprehin qëndrimin e tyre duke dënuar luftën. Ukraina është e pajisur me armë por ekziston nevoja për ndihmë suplementare. Falenderoj shumë popullin shqiptar për mbështetjen pa kompromis.  Nesër në orën 17:00 do të mbahet protestë para ambasadës ruse”, tha Shkurov.

/GazetaSinjali/