image Ambasadori i Kosovës në Shqipëri infektohet me koronavirus

Shqipëri

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri infektohet me koronavirus

news image

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur Hasani përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ky është postimi i tij:

Të nderuar miq ! Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta. Në përputhje me protokollin shëndetësor të IKSHPK- së, kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit. Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht, këshillat e autoriteteve shëndetësore.

/GazetaSinjali/