image Ambasadori Hovenier viziton Shtërpcen: Një komunitet që pasqyron diversitetin multietnik të Kosovës

Politikë

Ambasadori Hovenier viziton Shtërpcen: Një komunitet që pasqyron diversitetin multietnik të Kosovës

news image

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, sot ka vizituar Komunën e Shtërpces, ku është takuar me kryetarin e saj, Dalibor Jevtiq.

Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, këtë vizitë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social “Twitter”, me ç’rast shprehu kënaqësinë e tij lidhur me harmoninë ndëretnike atje.

“Vizitë e mrekullueshme në Shtërpcen e bukur sot, një komunitet që pasqyron diversitetin multietnik të Kosovës. I nderuar të takohem me kryetarin Jevtiq dhe të dëgjoj shqetësimet e tij, si dhe të shoh punët në sipërmarrjen kosovare “Sharr Berry”, ka shkruar ambasadori Hovenier.

/GazetaSinjali/