image Ambasadori Hovenier mbledh sërish Ekipin e Unitetit, fton edhe ish këshilltarin e Ahtisaarit

Politikë

Ambasadori Hovenier mbledh sërish Ekipin e Unitetit, fton edhe ish këshilltarin e Ahtisaarit

news image

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka mbledhur për drekë “Grupin e Unitetit”, që ishte i përfshirë direkt në procesin e fazës para pavarësisë së Kosovës.

I ftuar nga ambasadori amerikan ishte edhe Kai Sauer, nënsekretar i shtetit finlandez që në vitin 2006/7 ka shërbyer si këshilltar i Martti Ahtisarit, emisar i OKB-së në negociatat për statusin final të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori amerikan ka folur për punën e tyre atë kohë.

“Ne diskutuam për punën punën tonë kolektive në 2006-07 dhe përkushtimin tonë për suksesin e vazhdueshëm të Kosovës”, ka shkruar diplomati amerikan.

Pako e Ahtisaarit i kishte hapur rrugë pavarësisë së Kosovës e cila është shpallur më 17 shkurt 2008.

Këtë grup, ambasadori Hovenier e kishte mbledhur edhe më herët.

/GazetaSinjali/