image Ambasadori grek në Beograd: Nuk ndryshojmë qëndrim, Greqia s’e njeh Kosovën

Rajon

Ambasadori grek në Beograd: Nuk ndryshojmë qëndrim, Greqia s’e njeh Kosovën

news image

Ambasadori i Greqisë në Serbi, Giorgos Giakofotakis, ka ritheksuar se shteti i tij nuk ka ndryshuar qëndrim lidhur me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, raporton Gazeta Sinjali.

Giakofotakis në një intervistë për mediumin serb Tanjug, ka thënë se Athina nuk do ta nuk do ta njohë atë Kosovën.

“Nuk ka presion për ta bërë këtë”, ka thënë Giakofotakis.

Përkundër kësaj, ambasadori Giakofotakis, ka thënë se Greqia dhe Kosova gëzojnë raporte të mira në fushën e ekonomisë dhe tregtisë.

“Greqia bashkëpunon me Kosovën në kuadër të organizatave rajonale të Evropës Juglindore”, ka deklaruar ai.

Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian (BE) që ende nuk e ka njohur Kosovën, bashkë me Spanjën. Rumaninë, Sllovakinë dhe Qipron.

/GazetaSinjali/