image Ambasadori gjerman dënon sulmet ndaj KFOR-it dhe gazetarëve në Veri: Situata të depërshkallëzohet

Politikë

Ambasadori gjerman dënon sulmet ndaj KFOR-it dhe gazetarëve në Veri: Situata të depërshkallëzohet

news image

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka reaguar për veprimet e dhunshme në Zveçan ndaj KFOR’it prej protestuesve serbë.

Ai ka përmendur po ashtu edhe sulmet ndaj gazetarëve.

Këto veprime ambasadori gjerman i cilësoi si të papranueshme.

”Çdo veprim i dhunshëm ndaj @NATO_KFOR dhe gazetarëve  është absolutisht e papranueshme dhe duhet të ndalet tani – nevoja e menjëhershme për të depërshkallëzuar. Faleminderit të gjitha forcave të KFOR-it në terren. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar ai në Twitter.

Protestuesit serbë në Sveçan u përleshën me njësitet ndërkombëtare të sigurisë.

/GazetaSinjali/