COVID-19
Të infektuar
68.351Të shëruar
59.438Të vdekur
1.592Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott e ka quajtur pa sens dhe politik sulmin e djeshëm ndaj djalit të kryetarit të Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, shkruan Gazeta Sinjali.
“Sulmi i djeshëm pa sens ndaj djalit të Nenad Rashiqit është perceptuar si akt politik. Ambasada Britanike dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë kanë bërë thirrje për një debat politik më të qetë, më të arsyeshëm, më pak personal. Disa politikanë kanë nxitur kulturë urrejtjeje dhe frike, mjegullie dhe tradhtie, brenda dhe nëpër komunitete të ndryshme”, shkroi Abbott në Facebook.
“Ne bëjmë thirrje përsëri që kjo të ndalojë. Të gjithë në klasën politike dhe mediat duhet të reflektojnë se lejimi i një kulture të tillë të zhvillohet i rrezikon njerëzit.”