image Ambasada njofton nëse ka shqiptarë të lënduar nga tërmeti në Turqi

Njoftim/ Ambasada njofton nëse ka shqiptarë të lënduar nga tërmeti në Turqi

news image

Ambasada shqiptare në Turqi ka treguar se nuk ka asnjë shqiptar të lënduar nga tërmeti që goditi mbrëmjen e djeshme Turqinë.

Në një lidhje për News24, ambasada ka thënë se po mbajnë kontakte të vazhdueshme me MPJ( Ministri i Punëve të Jashtme) për çdo informacion të ri.

Kujtojmë se nga tërmeti me magnitutë 6.8 të shkallës richter kanë humbur jetën 22 persona dhe është raportuar për rreth 1035 të lënduar.

Ndërkaq vijojnë ende kërkimet nën rrënoja./Gazeta Sinjali/