image Ambasada e Kosovës në Itali vjen me një njoftim për riatdhesimin e kosovarëve

Ambasada e Kosovës në Itali vjen me një njoftim për riatdhesimin e kosovarëve

news image

Ambasada e Kosovës në Itali përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se fluturimi i posaçëm për riatdhesimin e shtetasve kosovarë me banim/qëndrim në Itali, do të realizohet më 31 maj 2020 në ora 13:55, nga aeroporti i Milano ‘Malpensa’ në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Për detaje teknike/administrative të këtij fluturimi, ambasada fton qytetarët që të kontaktojnë kompaninë “Air Prishtina”, e cila është përgjegjëse për garantimin e këtij udhëtimi, kostot përkatëse dhe çdo shërbim tjetër./ Gazeta Sinjali/