image Ambasada e SHBA-së thirrje qytetarëve të saj të kenë kujdes gjatë udhëtimit në Maqedoninë e Veriut

Rajon

Ambasada e SHBA-së thirrje qytetarëve të saj të kenë kujdes gjatë udhëtimit në Maqedoninë e Veriut

news image

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka lëshuar një njoftim paralajmërues për qytetarët amerikanë në rast se ata planifikojnë udhëtimin në Maqedoni.

Sipas njoftimit të ambasadës përmenden arsye si rreziqe nga turmat për festat e fundvitit dhe kanosjet për bomba nëpër institucionet e vendit.

“Pasi që krijohen turma të mëdha në prag të festave nëpër qendra tregtare, vende publike dhe markete, Ambasada e SHBA-ve ju rikujton që të keni kujdes për rrethin ku lëvizni duke mbrojtur veten dhe gjërat tuaja me vlerë”, thonë nga Ambasada e SHBA-së.

“Në këtë vend kohëve të fundit ka pasur edhe disa kërcënime me bomba. Kërcënimet në institucionet dhe vendet publike pas hetimit të policisë kanë rezultuar të rrejshme. Nëse jeni në ndonjë vend që kërcënohet me bombë, ju sugjerojmë që të dëgjoni sugjerimet e forcave të sigurisë në atë vend për të evakuar nga vendi i kërcënuar” thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu, Ambasada e SHBA-së sugjeron qytetarët e vet që të jenë syhapur, të shmangin turmat, të lexojnë mediat lokale, të evitojnë protestat apo demonstratat, të shmangin ekspozimin apo edhe të ndjekin sugjerimet e autoriteteve lokale.

Kujtojmë se me herët edhe Ambasada e Gjermanisë për arsye të njëjta i ka paralajmëruar qytetarët e saj që të kenë kujdes të shtuar nëse udhëtojnë në Maqedoninë e Veriut.

/GazetaSinjali/