image Ambasada e SHBA-së në Shkup: Zgjedhjet e lira e të ndershme, thelbësore për demokraci të fortë

Rajon

Ambasada e SHBA-së në Shkup: Zgjedhjet e lira e të ndershme, thelbësore për demokraci të fortë

news image

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup ka shkruar në rrjetet sociale me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut.

Nga Ambasada thonë se zgjedhjet e lira, të ndershme dhe transparente janë thelbësore për çdo demokraci të fortë.

“Zgjedhjet e lira, të ndershme dhe transparente janë thelbësore për çdo demokraci të fortë. Sot ne duartrokasim qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët po ushtrojnë të drejtën e tyre për këtë parim jetik demokratik në zgjedhjet komunale në të gjithë vendin.”, thuhet në shkrimin e Ambasadës

/Gazeta Sinjali/