Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, duke përçuar një mesazh të fortë për lirinë, demokracinë dhe miqësinë me popullin kosovar.
Në një postim zyrtar në platformën Facebook, Ambasada ka theksuar vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti amerikan dhe angazhimin e vazhdueshëm për një të ardhme të përbashkët më të sigurt dhe më të mirë.
“Sot, Shtetet e Bashkuara festojnë frymën e patundur të lirisë, guximin e themeluesve tanë dhe forcën e demokracisë sonë. Ndërsa Shtetet e Bashkuara festojnë Ditën e 249-të të Pavarësisë, ne riafirmojmë angazhimin tonë për një të ardhme më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë — së bashku me miqtë tanë kosovarë!”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!